Arbëri

KEK: Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim

KEK

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është kthyer në operim të dielën mbrëma njësia B2 e Termocentralit Kosova B.

Sipas njoftimit të lëshuar nga KEK-u, operimi ka nisur para afatit të paraparë, më 4 tetor të këtij viti. 

Më tej thuhet se ky implementim do të sjellë kursime të konsiderueshme për korporatën, duke garantuar stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike për vendin.

“Projekti madhor i rehabilitimit dhe modernizimit të turbinës, i zbatuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze General Electric dhe ekspertët tanë të KEK sh.a., ka rezultuar me rritje të dukshme të kapaciteteve prodhuese dhe efikasitet më të lartë të sistemit”, thuhet në njoftim.