Një zyrtar doganor është kërcënuar të hënën nga përfaqësuesi i një prej subjekteve të mëdha që operojnë me tregtimin me shumicë e pakicë të derivateve të naftës, ka njoftuar Dogana.
Dogana e ka dënuar këtë akt teksa ka njoftuar se kërcënimi ka ndodhur kur Dogana e Kosovës ka ndërmarrë verifikime zyrtare lidhur me një kontingjent me derivate, për të cilat janë evidentuar elemente të dyshimta në dokumentacion, përfshirë parametrat e transaksionit dhe vlerën që shërben si bazë doganore për përllogaritjen e detyrimeve doganore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, ka njoftuar se rastin e ka paraqitur në organet kompetente.
“Çdo përpjekje për të frikësuar, penguar apo ndikuar në zyrtarët doganorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj rendit ligjor, autoritetit të shtetit dhe funksionimit të institucioneve publike. Kërcënime të tilla janë absolutisht të papranueshme dhe nuk do të tolerohen në asnjë rrethanë”, thuhet në reagimin e saj.