Arbëri

Kërcënohet sërish presidentja Osmani

Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar sërish një kërcënim me jetë, ka mësuar KOHA të hënën.

Mesazhi kërcënues i është dhënë nëpërmjet emailit zyrtar të Zyrës së Presidencës.

“Jan nis me tvra k*** edhe shpihunat e serbis polici shka jan me arm kontrabandume”, thuhet në mesazhin kërcënues.

Ajo ka pranuar edhe javë më parë një mesazh kërcënues, ku ndër të tjera u quajt “kriminele antikushtetuese”.