Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohen tjera ambiente për shujtat falas, shkollat cilësohen të papërshtatshme

Personave në nevojë, komuna e Prishtinës, tash e disa ditë, po u ofron shujta ushqimi falas.

Kjo po bëhet në kuadër të Kuzhinës Popullore Mobile, të cilën komuna po e organizon çdo ditë të javës, në shkollat fillore të shtatë lagjeve të kryeqytetit, raporton “038” i KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këshilli i Prindërve të Kosovës mirëpret iniciativën humane të komunës për t’i ndihmuar nevojtarët.

Mirëpo, kryetari i këtij këshilli, Ymret Reshiti, thotë se është shqetësuese siguria në ambientet shkollore. Ai kërkon që për këtë kuzhinë të gjendet një ambient tjetër më i përshtatshëm.

Opozita në Kuvendin Komunal vlerëson se shkollat nuk i përmbushin kushtet për të shpërndarë ushqim.

Diellza Begolli, këshilltare e kryetarit Shpend Ahmeti, ka thënë ky projekt është në fazën fillestare dhe se mund të paraqiten vështirësi. Ajo ka shtuar se po mendojnë që ta caktojnë një lokacion tjetër të përhershëm për këtë kuzhinë.

Ushqimi që mbetet nga shpërndarja e shujtave, u jepet me vete qytetarëve që kanë nevojë për ushqim.