Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka vlerësuar lart lojtarët që u inkuadruan në pjesën e dytë në fushë ndaj Portugalisë.
Mikel Merino u inkuadrua në fushë në minutën e 85-të, kurse dhjetë minuta më herët Ferran Torres. Inkuadrimi i Merinos dhe Torresit doli i qëlluar nga përzgjedhësi, Luis de la Fuente
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDyshja ia siguroi fitoren e madhe 1:0 Spanjës ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.
“Lojtarët e rëndësishëm janë ata që hyjnë nga stoli. Merinos i kam thënë se duhet të luajmë si gjithmonë. Roli i tij është të mbështesë mesfushën dhe sulmuesit. Me të, synonim t'i jepnim skuadrës ritmin dhe energjinë e nevojshme. Kontributi i lojtarëve që hynë nga stoli ishte i shkëlqyer, por këtë kemi në dispozicion, pasi zotërojmë 26 lojtarë të një niveli shumë të lartë”, ka thënë përzgjedhësi i Spanjës.