Pesëdhjetë e tetë milionë euro i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mosrespektimi i kontratës nga Qeveria me kompaninë “Bechtel & Enka”, për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Pas Qeverisë, këtë kontratë pritet ta shkelë vetë “Bechtel & Enka”, pasi ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se punimet mund të mos përfundojnë deri më 31 dhjetor, siç e parasheh kontrata, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFajtore për këtë, Lekaj i ka bërë temperaturat e ulëta që mbretërojnë gjatë dhjetorit.
Avokati Arianit Koci kërkon që “Bechtel Enka” të dënohet nëse punimet nuk i kryen në kohë. Ai e quan fyes arsyetimin për motin e papërshtatshëm në dimër.
Ndërmarrje të masave ndaj kompanisë kërkon edhe ekonomisti, Hekuran Murati, sipas të cilit, mospërfundimi i autostradës i shkakton dëm ekonomik vendit.
Në Bechtel Enka nuk kanë komentuar mundësinë e ndëshkimit eventual, por janë zotuar se do t’i përfundojnë obligimet sipas kontratës.
Kjo autostradë e cila lidh Kosovën me Maqedoninë, i ka kushtuar buxhetit të vendit 600 milionë euro.