Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet të mos përdoren dallimet ndërmjet SHBA-së dhe BE-së në qëndrimin për taksën

Washingtoni dhe Brukseli kanë shprehur qëndrime të kundërta përballë planit të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme të taksës ndaj mallrave serbe.

Por, njohësit e zhvillimeve politike po thonë se politika kosovare duhet të bashkëpunojë me të dy partnerët ndërkombëtarë, pa bërë dallime ndërmjet tyre, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njohësi i çështjeve politike, Faton Abdullahu, beson se mosuniteti brenda BE-së bën që Brukselit të mos i ngutet me çështjen e dialogut, teksa në anën tjetër SHBA-ja vazhdon trysninë për vazhdimin e këtij procesi.

“Historinë e kemi dëshmitare se involvimi i SHBA-së është involvim i drejtpërdrejtë, i përqendruar dhe me energji politike që na jep të kuptojmë se e ka ndërmend dhe mund të zgjidhë situatën”, ka thënë Abdullahu.

“Është gati-gati edhe qesharake dhe paradoksale që të tentohet të krijohet një narracion që ne jemi me BE-në dhe nuk jemi me BE-në. Edhe nuk qëndron si narracion, mirëpo as nuk i bën nder Kosovës”, ka thënë Rasim Alija, njohës i çështjeve politike.

Përballë presionit të vazhdueshëm, në Lëvizjen Vetëvendosje mohojnë se Kosova ka i ftohur marrëdhëniet me SHBA-në.

“SHBA-ja e do një partner serioz në Kosovë. Asnjëherë nuk do të lejojmë ftohje ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Kjo as që ka ndodhur, sepse me SHBA-në na lidhin gjëra të tjera, jo vetëm taksa. Tek e fundit, SHBA-ja nuk do të rreshtohet në anën e Serbisë, kundër Kosovës. Këto janë retorikë e opozitës”, ka thënë Rexhep Selimi, deputet i LVV-së.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës në Prekaz të shtunën, nuk ka pranuar t’i komentojë deklaratat kundër taksës të ambasadorit Richard Grenell.