Arbëri

KFOR-i njofton për takimin e komandantit Barduani me shefin e ushtrisë serbe në Beograd

barduani

Misioni i NATO-s në Kosovë ka njoftuar për vizitën e lamtumirës që komandanti Enrico Barduani ia ka bërë shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjeneral Milan Mojsiloviq në Beograd. 

Në njoftim theksohet se gjeneralët kanë ndarë vlerësimet e tyre mbi situatën e sigurisë në rajon, duke vlerësuar rëndësinë e ndërveprimit të rregullt për të ruajtur një mjedis të sigurt. 

‘‘Vlen të përmendet se komandanti i KFOR-it e falënderoi ngrohtësisht gjeneral Mojsiloviq për angazhimin e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm për stabilitetin rajonal, duke theksuar se uniteti i përpjekjeve, koordinimi dhe respekti i ndërsjellë janë thelbësore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor’’, thuhet në njoftim.