Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin për pushim bllok në sistemin gjyqësor nga 21 korrik deri më 20 gusht për periudhën verore, dhe nga 24 dhjetori deri më 8 janar për periudhën dimërore. Në këtë propozim përjashtohen kujdestaritë lidhur me trajtimin e lëndëve me prioritet ligjor dhe rasteve emergjente.
Po në këtë mbledhje, u miratua edhe draft Kodi i Mirësjelljes dhe Etikës Profesionale për Nëpunësit në Administratën e Sistemit Gjyqësor, si dhe draft vendimit për vlerësimin e performancës së anëtarëve të KGjK-së.
Muaji qershor, korrik si dhe fundi i dhjetorit dhe fillimi i janarit po konsiderohen problematik për organizim të punës për shkak të fluksit të madh të pushimeve nga stafi, prandaj është propozuar që nga 25 korrik e deri më 20 gusht si dhe nga 24 dhjetori e deri më 8 janar gjykatat të ketë pushimin zyrtar.
“Kur flasim për muajin korrik dhe gusht vërehet një efikasitet pak më i ulët i gjykatave në nivel vendi. Po ashtu edhe fundi i muajit dhjetor dhe fillimi i muajit është një prej periudhave kur efikasiteti i gjykatave bie për shkak të shfrytëzimit të pushimeve. Po ashtu statistikat tregojnë se gjatë kësaj periudhe kemi edhe numër të madh të seancave të shtyra dhe të seancave jo produktive numri më i madh i seancave janë mungesa e avokatëve, mungesa e prokurorëve, mungesa e stafit dhe çështjeve të tjera...gjykatat të pushojnë në pushim zyrtar atë duke filluar nga data 25 korrik deri më 21 gusht për periudhën verore, dhe 24 dhjetor e deri më 8 janar të vitit kalendarik ky është rekomandimi i Këshillit. Pezullohen të gjitha seancat gjyqësore dhe propozohet që në rastin konkret që gjatë kësaj periudhe që pjesa më e madhe e pushimeve të shfrytëzohen gjatë kësaj periudhe kohore. Përjashtimisht nga ky rekomandim janë kujdestaritë lidhur me trajtimin e lëndëve me prioritet ligjor dhe rasteve emergjente”, ka deklaruar anëtari i KGJK-së, Fahret Vellija.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj tha se pushimi në bllok i gjykatave do të ndikonte që puna e sistemit gjyqësor gjatë periudhës tjetër të vitit të jetë më efikase dhe më e mirëfilltë.
“Mos të caktohen seanca që do të dështojnë sepse e theksuam se ka pas numër të madh të seancave që kanë dështuar dhe do të mbahen seanca që përfshihen në listën esenciale të shërbimeve...Kjo do të nënkuptonte që në periudhën tjetër gjykata do të ishte shumë më efikase dhe puna në gjykata do të organizohej në mënyrë më të mirëfilltë. Tek lista esenciale e shërbimeve bashkë me zyrën ligjore të përfshihet edhe veprimet që lidhen me procedurën paraprake për masat e hetimit dhe vëzhgimit sepse mund të jenë procedura që mund ta diktojnë procedurën e hetimeve në raste të caktuara”, deklaroi Zogaj.
Kryetarja e Komisionit për hartimin e këtij Kodi, Drita Rexhaj, tha se përmes këtij Kodi synohet ruajtje e dinjiteti dhe imazhit të sistemit gjyqësor si dhe rritja e besimit qytetar në këtë institucion.
“Është një dokument që përbën rregulla të detajuara, objektiva të cila kanë për qëllim të përcaktojnë rregullat e etikë së nëpunësve në administratën e sistemin gjyqësor me qëllim me e ruajtur dinjitetin dhe imazhin e sistemit gjyqësor duke rritur edhe besimin e qytetarëve në punën e gjyqësorit i cili draft është i hartuar me Njësinë e Inspektimit Gjyqësor dhe Zyrën Ligjore... Dispozitat e këtij kodi janë të detyrueshme për gjithë nëpunësit në administratën e sistemit gjyqësorë, i cili përfshirë nëpunësit civil e punësuar në Këshill, nëpunësit civil të punësuar në sekretariat dhe për ata në PZAP dhe për të gjithë nëpunësit në gjykatat e Kosovës”, theksoi ajo.
Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj shpreson që ky kod do të kontribuojë në rritjen e integritetit të sjelljes gjyqësore.
“E kisha quajtur reformë në administratën gjyqësorë ka rëndësi për shkak se ne përveç që kemi një numër të madh të punësuarve në administratë kemi po ashtu një numër të zyrtarëve të ri që janë bërë pjesë e administratës dhe që realisht nuk kanë marr njohuri të duhura për mirësjelljen në administratën gjyqësore. Shpresoj që ky kod ka me i kontribuua rritjes se integritetit të sjelljes gjyqësore në përgjithësi por njëkohësisht edhe të përgjegjësisë dhe efikasitetit në gjykata”, theksoi Zogaj.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është miratua dhe draft vendimi për vlerësimin e performancës së anëtarëve të KGjK-së si dhe janë themeluar komisionet përkatëse.
Kryetarja e Komisionit për hartimin e këtij draf-vendimi, Drita Rexhaj tha se vlerësimi i performancës së anëtarëve të KGJK-së ka impakt në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.
“Edhe si komision, kemi ardhur në konkludim që duhet të kemi një vendim i cili përmban vlerësimin e perfomancës së krejt kategorive të anëtarëve të KGJK-sën për përudhen e vlerësimit të performancës po ashtu përmban burimet e informacionit, kriteret e këtij vendimi i bashkëngjiten edhe formularët në të cilët janë të përcaktuar qartë kriteret e vlerësimit të perfomancës duke përfshirë edhe poentimin. Edhe shkallët e vlerësimit edhe kriteret janë në një linjë harmonike edhe me vlerësimin e përfomancës gjyqtarëve në sistemi gjyqësor”, theksoi ajo.
Kryesuesi i këtij institucioni të drejtësisë, Albert Zogaj u shpreh se vlerësimi i performancës është në harmoni me kërkesën e Këshillit të Evropës.
Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe draft rregullorja për Arkivat në Sistemin Gjyqësor.
Anëtarja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Drita Rexhaj tha se drafi i rregullores për Arkivat në sistemin gjyqësor synon ta rregulloj procedurën dhe standardet e operimet në arkivat e sistemit gjyqësor.
Ky draft parasheh edhe transparencën dhe llogaridhënien derisa është përcaktuar edhe dorëzimi i lëndëve.
Anëtari i KGjK-së, Fahret Vellija, tha se po planifikohet se disa gjykata që kanë lëndë me afat të ruajtjes së përhershme të dorëzohen në Agjencinë për Arkiva të Kosovës.
“Është dakorduar që disa lënda që e kanë afatit të ruajtjes së përhershme të dorëzohen pranë kësaj agjencie dakordimi është që të gjitha lëndët deri në vitin 2000 të dorëzohen pranë kësaj agjencie. Çka është qëllimi këtu të vazhdojmë edhe më tutje me rregullimin e arkivave në sistemin gjyqësor i cili është një prej prioriteteve për këtë vit dhe vitin e ardhshëm”, theksoi ai.
Kjo draft rregullore është mirëpritur edhe nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj i cili kërkoi nga të gjitha gjykatat të mobilizohen për zbatimin e strategjisë për arkivat.
“Ne kemi arkiv, dhe kemi material arkivor më shumë se secili institucion në fakt nuk kemi pas një rregullore që adreson çështjen e arkivës dhe ky dokument ndërvepron edhe me aktet tjera që janë miratuar dhe kërkoj nga të gjitha gjykatat që me pas mobilizim për zbatim e strategjisë për arkivat në tre drejtime, lëndë arkivore në tri lëndë arkivore në arkivin e shtetit, lëndë edhe në arkivat në objektet që ka vendos KGJK risistemim dhe regjistrimit e secilës dosje përfshirë edhe mostrat e sigurisë“, tha ai.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e sotme e ka miratuar edhe draft Udhëzimin Administrativ për Vula në Sistemin Gjyqësor si dhe ka shpall konkursin për administratorë të Gjykatës Supreme të Kosovës, Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Gjykatës Komerciale, Gjykatës Themelore në Prizren, Pejë, Gjilan dhe Ferizaj./KSP