Të shtunën në “Nëpër Film” zhvillojmë bisedë në studio me aktoren protagoniste të filmit “Era”, Zana Berisha. Ajo shpalos gjithçka rreth përvojës në filmin e Parta Kelmendit me metrazh të gjatë, rreth emocioneve të shfaqjes së projektit para publikut kosovar, audicioneve të shoqëruara me shumë momente interesante, bashkëpunimit me aktorët tjerë në film si, Alban Ukaj, Irena Aliu, Armend Smajli e Majlinda Kosumovic, dhe shumëçka tjetër.
Nga skena e Hollywoodit sjellim një material nga premiera e filmit “Nuremberg”, i cili bën bashkë në ekran të madh dy aktorët e shpërblyer me “Oscar”, Russell Crowe dhe Rami Malek. Po ashtu sjellim informacione për projektin e ri, “Crime 101”, me protagonistë yjet, Chris Hemsworth, Halle Berry dhe Mark Ruffalo.
Ndiqeni edicionin e ri të emisionit “Nëpër Film”, të shtunën në ora 16:30!
