Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për çështjen e presidentit, Lëvizja Vetëvendosje është dashur të tregojë a i ka 66 vota për Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.
Sipas deputetes Kica-Xhelili, Osmani është emri jo-partiak të cilin po e kërkojnë partia në pushtet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“2 orë seancë për të MOS u përgjigjur në NJË PYETJE: A i keni 66 vota për Vjosa Osmanin? Sepse nëse i keni, thuajeni qartë. Publikisht. Pa e keqpërdorur Kuvendin për improvizime. E nëse nuk i keni, atëherë duhet ta pranoni të vërtetën: seanca u ftua ekskluzivisht për bartje faji. Për t’a përdorur procesin për propagandë. Ne e kemi dhënë një propozim konkret. Një emër. Një rrugëdalje. Një mundësi reale për ta shmangur krizën. Kërkuat emër jo-partiak? Ua dhamë. Po ose Jo! Lërini këto akrobacione”, thuhet në reagimin e deputetes Kica-Xhelili.