Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës, në sesionin e mbajtur të martën e ka miratuar raportin për Demokracinë në Serbi.
Në raport thuhet se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është vendimtare për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, shpalljen e pavarësisë të së cilës në vitin 2008 Serbia nuk e njeh, mbetet një çështje serioze dhe është gjithashtu vendimtare për anëtarësimin e vendit në BE”, thuhet në raport.
Raporti thekson edhe faktin që Milan Radoiçiq, përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, nuk është ndjekur penalisht.
“Më 24 prill 2026, një gjykatë në Prishtinë shpalli aktgjykimin lidhur me ngjarjet në Banjskë në shtator të vitit 2023, gjatë të cilave policia u përlesh me një grup personash të armatosur serbë, duke lënë të vdekur katër persona. Gjykata dënoi dy etnikë serbë me burgim të përjetshëm dhe një të tretë me 30 vjet burgim. Megjithatë, kryesit e tjerë të veprës, përfshirë Milan Radoiçiqin, një politikan dhe biznesmen i pasur i afërt me SNS-në, nuk janë ndjekur ende penalisht”, thuhet në raport.