Arbëri

Klubet e natës kërkojnë të zgjatet orari, MSH-ja pret rekomandimet e IKSHPK-së

Freskinë në këto ditë të nxehta të stinës së verës, shumë qytetarë po e gjejnë në sheshet e kryeqytetit.

Relaksimit të masave antiCOVID, i ka paraprirë edhe një organizim i Komunës së Prishtinës, që po mbledh qindra qytetarë çdo mbrëmje në sheshin “Zahir Pajaziti”.

E ardhja e mërgimtareve ditëve të fundit, siç duket qytetarët po i përballë edhe me kolona në rrugë pas orës 21:00 në mbrëmje. Përveç në rrugë, mbrëmjen e së mërkurës, qytetarët me pritje u përballën edhe në hyrje të një klubi të natës në kryeqytet.

Këtë kërkesë e kanë arsyetuar anëtarë të Shoqatës së Gastronomëve.

Kemi vërejtur energji pozitive te njerëzit edhe lutja jonë është, po flas si pronar i klubit, që qeveria me i shiqu me e rishqyrtu orarin sepse sektori jonë po bën dëm edhe në sektorët e tjerë pra për shkak të hapjes së hershme dhe për me qene ekonomikisht më mirë për një orë ose dy më shumë kishte me qenë shumë”, tha Dekorim Sahiti, pronar i ZoneClub.

e klubeve të natës e kanë mirëpritur edhe qytetarët të cilët, prapa kamerës kanë thënë se një gjë e tillë iu kishte munguar.

Sipas, masave të Qeverisë, të cilat kanë hyrë në fuqi nga 14 korriku, klubet e natës në ambiente të mbyllura lejohen të punojnë, me shfrytëzim të 50% të kapaciteteve, e në ato të hapura me 70%.

“Ne vendin e kemi ndryshu, kemi shti dekorime të ndryshme për me bo vendimin me punu me kapacitete më të vogla”, tha Sahiti.

Por masat, sikurse në shumicën e vendeve, as në klubet e natës nuk respektohen.

Në një përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë, në rast se do të ketë rishikim të masave, thuhet se “çdo ndryshimi të masave i paraparin analiza e situatës epidemiologjike dhe rekomandimet e IKSHPK-së”.

Pas paraqitjes së rasteve të para me COVID-19, në Kosovë gjatë marsit të vitit të kaluar, në mesin e masave kufizuese ishte edhe mbyllja e klubeve të natës.

Image