Analisti politik, Melazim Koci, ka vlerësuar se në takimet e zhvilluara së fundmi nga kryeministri Albin Kurti me liderët e PDK-së dhe LDK-së, Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, është arritur marrëveshje mes tyre për kandidatin për president jopartiak.
Të enjten në “Konfront” të KTV-së, Koci ka thënë se ndonëse këto takime janë të vetmet të zhvilluara brenda 13 muajve të fundit, ato kanë prodhuar rezultat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në 13 muajt e fundit ne e kemi parë vetëm një takim të para tre ditëve midis z.Kurti, z.Hamza dhe z.Abdixhiku, gjë që është shumë pak, pra kemi të bëjmë me mosbesim të madh ndërmjet subjekteve politike dhe kjo është rrethanë vështirësuese, është shumë vështirë që me këtë dozë mosbesimi të jetësohet konsensus brenda ditësh. Kjo është rrethanë shumë e vështirë ndonëse edhe në atë takim pavarësisht që ishte i vetmi, u arrit diçka. Nëse lexohen deklarimet e z.Kurti, Hamza dhe Abdixhiku, fitohet përshtypja që janë marrë vesh që ai kandidat presidencial të jetë jopartiak. Besoj që kanë arritur marrëveshje që kandidati i ardhshëm për president të jetë jo nga radhët e tri partive, pra të jetë jopartiak. Që tregon se komunikimi megjithatë diçka ka prodhuar”, ka thënë ai.