Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Koci: Një shqiptar nga Kosova po mbahet në paraburgim në Serbi që nga 20 maji

Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka thënë se që nga 20 maji ndodhet në paraburgim në Serbi nën dyshimin për nxitje të urrejtjes përmes rrjeteve sociale, shqiptari Avdi Memçaj, i cili në Kroaci punon prej vitesh dhe është pronari disa furrave të bukës.

Koci përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se për këtë është njoftuar nga familjarët e Memçajt të cilët kanë kërkuar që avokati Koci ta marrë përsipër për të mbrojtur të drejtat e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rastin nuk e kanë bërë publik deri më sot, sepse kanë pasë frikë se kjo mund të kishte pasoja si për Avdi Memçajn, ashtu edhe për familjen e tij, pasi shpesh kalojnë përmes Serbisë për të ardhur në Kosovë. Do ta shqyrtoj me seriozitet këtë rast dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet juridike që i lejon ligji për mbrojtjen e të drejtave të tij. Pres edhe nga institucionet e Republikës së Kosovës që këtij rasti t’i kushtojnë vëmendjen e duhur dhe të ofrojnë mbështetjen e nevojshme për mbrojtjen e të drejtave të Avdi Memçajt”, ka shkruar Koci në Facebook.

Avokati Koci gjithashtu ka thënë se kohës së fundit po merr gjithnjë e më shumë informata për ndalimin e shtetasve të Republikës së Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi dhe se në disa raste po iu kontrollohet edhe përmbajtja e telefonave mobil.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që nëse përballen me situata të ngjashme, t’i njoftojnë institucionet e Kosovës.