Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Koci: PDK-ja e LDK-ja kanë çarje të brendshme, me asnjërën s’janë numrat për presidentin

Politologu Melazim Koci

Politologu Melazim Koci ka vlerësuar se pa një marrëveshje të madhe mes partive është zor që Kuvendi ta zgjedhë presidentin e ri shpejt. Madje sipas tij, Vetëvendosje nuk mund t’i sigurojë numrat as nëse bashkëpunon me ndonjërën prej partive opozitare shqiptare.

Në “Konfront” të KTV-së, Koci ka deklaruar se edhe në rast marrëveshjeje asnjëra prej dy partive më të mëdha opozitare, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, nuk i kanë votat për president për shkak të “përçarjeve të brendshme”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E shoh të pamundshme zgjedhjen e presidentit. Shifrat e tregojnë qartë. Qeveria do të bëhet lehtë nga VV-ja. Konstituimi i Kuvendit gjithashtu, por zgjedhja e presidentit gjasat janë shumë të vogla. Nuk kanë numra me AAK-në. Dëgjuam për kontaktet e LDK-së, por as LDK-ja nuk ka numra, plus që këta të 18 deputetët nuk janë të sigurt. As PDK-ja pas reagimit të zotit Lushtaku nuk i ka numrat për çështjen e presidentit”, ka thënë ai tek ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Vetëvendosje sipas rezultateve të deritashme ka fituar 53 ulëse. PDK-ja ka marrë 22, LDK-ja 18 e AAK-ja 7. Për president duhen 80 deputetë të qëndrojnë në dy rundet e para të votimit.

“Poenta është që PDK-ja dhe LDK-ja kanë betejë të brendshme. Kanë çarje të brendshme. Është e heshtur, por kur vjen votimi i presidentit do të shpërfaqet. Ndoshta edhe më herët”, ka thënë ai.

Për deklaratën e kryetarit të degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, se do të dorëhiqet nga partia nëse arrihet marrëveshje me VV-në, Koci ka thënë se ka deputetë që i shkojnë pas fjalëve të tij. Kjo dhe çarjet e partive, sipas tij, detyrojnë Kuvendin për marrëveshje të gjerë.

“Ka deputetë që edhe pa u kërkuar zoti Lishtaku votojnë sipas bindjes së tij. S’mendoj se do të mund të zgjidhet presidenti me çfarëdo marrëveshje. E vetmja mundësi është marrëveshje e madhe mes të gjithëve që e shoh shumë të vështirë. Gati të pamundur. Duke e parë skenën tonë e duke e ditur si funksionon e shoh shumë të vështirë për marrëveshje të madhe për dalje nga kriza”, ka thënë ai.

Lexo përditësimet tjera
A tejkalohet ngërçi politik? | KONFRONT |

A tejkalohet ngërçi politik?

A tejkalohet ngërçi politik? | KONFRONT | 18.06.2026