Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë ose të kalojnë transit nëpër Serbi që të kenë kujdes me përmbajtjet që kanë publikuar në rrjetet sociale dhe platforma të tjera publike në internet.
Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Koci tha se komentet që mund të konsiderohen fyese, kërcënuese ose që interpretohen si nxitje e urrejtjes mund të tërheqin vëmendjen e autoriteteve serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, në disa raste, përmbajtje të tilla mund të bëhen objekt i interesimit të institucioneve të Serbisë.
"Varësisht nga rrethanat konkrete dhe legjislacioni që zbatohet, mund të ndaloheni, të intervistoheni dhe, nëse sipas legjislacionit të tyre ekziston bazë ligjore, të procedoheni penalisht ose për kundërvajtje", ka shkruar Koci.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm para se të udhëtojnë në Serbi dhe të kenë parasysh se aktiviteti i tyre publik në internet mund të ketë pasoja juridike sipas ligjeve që zbatohen në atë shtet.