Karriera dydekadëshe e presidentit Hashim Thaçi, prej drejtimit politik të UÇK-së e deri tek akuzat e Prokurorit të Specializuar, trajtohet në edicionin e së dielës në Koha Ditore.
“Gjarpërimi i Thaçit” është shkrimi kryesor në të cilin shpaloset rruga e presidentit në proceset më të rëndësishme për vendin. Po ashtu aty mund të kuptoni se kush mendon që akuzat për krime lufte nënkuptojnë fundin e karrierës politike të Thaçit.
Publicisti Imer Mushkolaj, flet në intervistë për pasojat që mund të kenë veprimet e ardhshme të Gjykatës Speciale në skenën politike.
Reportazhi këtë javë ju sjell informacione për fshatin Reçanë të Prizrenit që përmban shumë bukuri natyrore, por pak perspektivë për të rinjtë.
Ndërsa në dy nga faqet e botës do të njiheni me “Xhelatin e Shtatoreve”, një aktivist kamerunas që ia ka vënë vetes një mision për t’i larguar nga vendi i tij simbolet e epokës kolonialiste.
Se si arriti kitaristi kosovar, Valon Gashi, të mahnitë mjeshtrin botëror të kitarës Steve Vai, e kuptoni në hapësirën e ndarë për kulturën.
Cilat probleme të futbollit italian i zgjidhi pandemia COVID-19 krahas mijëra jetëve që mori ky virus vdekjeprurës? Përgjigjet i gjeni te sporti.
Kurse, si zakonisht, gazeta e së dielës sjell për ju edhe një mori shkrimesh të tjera interesante nga vendi e bota.