Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është duke mbajtur mbledhje të mbyllur për mediat.
Me fillim të mbledhjes, kryetari i komisionit, Anton Quni ka kërkuar nga mediat që ta lirojnë sallën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rend dite ka qenë shqyrtimi i planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2026.
Nuk do të ketë as konferencë për media, për të njoftuar se çfarë u diskutua nga anëtarët e komisionit.
Ky komision ka 11 anëtarë, pesë prej të cilëve janë të Lëvizjes Vetëvendosje. Udhëhiqet nga Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës.