Asociacioni i Komunave të Kosovës njofton se është informuar nga Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian se e ka hequr përdorimin e fusnotës te emri i Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN, drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi.
Ky vendimi i Komitetit të Rajoneve të BE-së vlen për dokumentet dhe komunikimet duke e harmonizuar kështu këtë institucion me qëndrimin e Parlamentit Evropian i cili e përdorë emërtimin Kosovë pa asterisk apo simbolin “*”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian (CoR), ka informuar Asociacionin e Komunave të Kosovës në opinionin e tij më të fundit mbi Paketën e Zgjerimit të BE-së 2025 për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, ka vendosur që në dokumentet dhe komunikimet e tij publike të ndërpritet përdorimi i emërtimit “Kosovë” me asteriks*, dhe të përdoret thjesht “Kosovë”. Ky vendim vlen për dokumentet dhe komunikimet e Komitetit të Rajoneve, duke e harmonizuar këtë institucion me qëndrimin e kahershëm të Parlamentit Evropian, i cili tashmë përdor emërtimin “Kosovë” pa asteriks në dokumentet e tij zyrtare”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu nga ky Komitet është bërë thirrje edhe për heqjen e masave të BE-së pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në komunat dhe qytetarët e Kosovës.
Komiteti i Rajoneve ka vlerësuar gjithashtu edhe organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale në Kosovë duke përmendur që pjesëmarrja e të gjitha komuniteteve ka forcuar legjitimitetin prandaj edhe nuk ka më arsye që masat të mos hiqen plotësisht si arsye fillestare e BE-së.
Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, e ka quajtur këtë zhvillim lajm shumë të rëndësishëm për Kosovën.
“Është inkurajuese që institucionet evropiane po e njohin rolin e pushtetit lokal dhe ndikimin që vendimet e tyre kanë në jetën e qytetarëve në nivel lokal. Vendimi i Komitetit të Rajoneve për përdorimin e emrit ‘Kosovë’ pa asteriks në dokumentet e tij është gjithashtu një zhvillim i rëndësishëm institucional në nivel evropian”, ka thënë Ibrahimi.