Komuna e Prishtinës ka lëshuar leje për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Prishtinës. Kështu ka konfirmuar për Kohën, zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.
Siç bëhet e ditur vendimi është marrë sot nga Drejtoria e Urbanizmi të Komunës së Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po, është e vërtetë, sot Komuna e Prishtinës ka lëshuar vendimin për lejen finale për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë”, ka thënë Sadriu.
Ndërtimin e kësaj xhamie, BIK-u e ka pasur kërkesë që pas luftës, pasi sipas tyre, në xhamitë të cilat i posedon kryeqyteti nuk ka vend për falje të besimtarëve mysliman.
Komuna e Prishtinës dhe BIK-u janë pajtuar që xhamia të ndërtohet në lagjen Dardania.
Gurëthemeli i saj është vendosur në vitin 2012, porse deri tash ka pasur vështirësi në realizimin e projektit nga BIK-u.