Arbëri

Komunat e Mitrovicës së Jugut dhe ajo e Veriut do të ndërtojnë dy ura të reja mbi Ibër

Liburn Aliu

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar të mërkurën memorandum bashkëpunimi me komunat e Mitrovicës së Jugut dhe atë të Veriut, për ndërtimin edhe të dy urave mbi lumin Ibër. 

Ministri në detyrë Liburn Aliu, ka thënë se këto projekte do t’i lidhin më shumë komunat dhe do t’i bëjnë më të jetueshme për të gjithë banorët.

“Memorandumin e filluam me nënshkrimin e projektit të përbashkët të ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, projekte këto që do të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve të të dy komunave dhe do shërbejnë si infrastrukturë në komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve, duke forcuar integrimin social dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët”,"> ka shkruar Aliu në Facebook.

Aktualisht ura kryesore mbi Ibër është e hapur vetëm për këmbësorë. Qeveria në detyrë kohë më parë pati paralajmëruar hapjen e saj edhe për vetura, por kjo nxiti reagimin e qytetarëve serbë në veri dhe të bashkësisë ndërkombëtare