Operatori i Sistemit të Tranmisionit dhe Tregut (KOSTT), ka njoftuar se si pasojë e shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë dhe dëmtimeve të shkaktuara, një pjesë e konsumatorëve kanë mbetur pa energji elektrike.
KOSTT ka bërë të ditur se në koordinim me KEDS-in janë në terren dhe po tentojnë ta sanojnë dëmin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“KOSTT njofton qytetarët se, si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë dhe dëmtimeve të shkaktuara në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin 110 kV. Si rezultat i kësaj situate, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike. Ekipet e KOSTT-it, në koordinim me KEDS, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike. KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët e afektuar”, ka njoftuar KOSTT.