Qytetarët e Kosovës, që ditën e zgjedhjeve të 7 qershorit ndodhen jashtë vendit, do ta kenë mundësinë të votojnë.
Kështu ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së, i cili ka shtuar se qytetarët duhet ta bëjnë regjistrimin gjatë periudhës për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përveç që mundëson regjistrimin e shtetasve që jetojnë jashtë vendit për të votuar përmes postës ose në përfaqësi diplomatike, një mundësi të tillë e kanë edhe qytetarët e Kosovës, të cilët në ditën e zgjedhjeve nuk janë në Kosovë, pra që përkohësisht gjenden jashtë vendit”, tha Elezi.
Elezi, po ashtu, ka shtuar se procedura e regjistrimit është e njëjtë me atë për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës.
“Procedura e regjistrimit të tyre është e njëjtë, si ajo e shtetasve të Kosoës që jetojnë jashtë vendit. Vetëm në rubrikën ku kërkohen dokumentet e nevojshme për regjistrim, aplikuesi duhet të bashkangjes dokumentin që dëshmon adresën e personit, tek i cili qëndron përkohësisht, ose dëshmi tjetër banimi për rastet specifike, si rezervim hoteli, konvikti, etj”, tha Elezi.