Përzgjedhësi Nestor Lorenzo ka përgëzuar lojtarët që i udhëheqë te Kolumbia pas fitores 1:0 ndaj Ganës. Ndeshja u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në Kansas City.
Me fitoren e arritur ndaj ganezëve, kolumbianët kompletuan raundin e 16 përfaqësueseve më të mira.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani Kolumbia ballafaqohet me Zvicrën në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
“Pasi krijuam shumë shanse dhe nuk shënuam, më pëlqeu mënyra se si u mbrojtëm. E vlerësoj faktin se nuk vuajtëm shumë”, theksoi pas ndeshjes Lorenzo.
Ai ka folur edhe për Zvicrën, ndërsa e ka vlerësuar lartë mesfushën dhe sulmin e helvetikëve, ku kapiten dhe lider është Granit Xhaka.
“Ata luajnë shumë mirë. Do të jetë ndeshje shumë e vështirë”, deklaroi Lorenzo.
Kolumbia nuk ka humbur ende në katër ndeshjet e këtij Botërori. E ka pranuar vetëm një gol, ndërsa i ka realizuar pesë.