Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në vazhdim të përgatitjeve për fillimin e votimit me postë, shërbimi votues i KQZ-së ka përgatitur pakon me fletëvotim për secilin votues të regjistruar që gjatë regjistrimit ka përzgjedhur këtë mënyrë votimi.
Sipas njoftimit, deri më tani, një numër i madh i pakove janë pranuar nga operatori ekonomik, DHL, i cili, sipas KQZ-së, gjatë ditëve në vazhdim do të fillojë t'i dërgojë në adresë të votuesve të regjistruar në shtete të ndryshme të botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“KQZ sqaron votuesit e regjistruar se janë duke pranuar sms ose e-mail nga DHL ku njoftohen se çdo pako ka një kod gjurmimi, përmes së cilit votuesi mund ta përcjellë vendndodhjen e dërgesës. Gjithashtu, njoftimi i përcjellë nga operatori ekonomik, u jep mundësi votuesve që të përzgjedhin ta pranojnë dërgesën në adresën e tyre apo ta tërheqin personalisht në pikën më të afërt të DHL”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.