Një lëndim në vendin e punës, Selatin Krasniqin nuk e kishte demoralizuar por vetëm e kishte shtyrë përpara.
Krasniqi, në vitin 2004 kur ishte lënduar, ishte drejtues ekipi në mirëmbajtjen elektrike në Termocentralin Kosova B, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ngjarje, por edhe lëndime e vdekjet në vendin e punës, e kishin shtyrë drejt shkollimit në këtë fushën e Sigurisë në punë, ku ka përfunduar nivelin e dytë në menaxhimin e emergjencave.
Dhe, prej se është emëruar në pozitën e Inspektorit të Sigurisë, ai pohon të mos ketë ndodhur asnjë lëndim.
Krasniqi thekson edhe rëndësinë që ka Qendra e trajnimit në kuadër të KEK-ut, për rritjen e nivelit të sigurisë, në veçanti analizimin dhe vlerësimin e rreziqeve potenciale.
Sipas të dhënave të Sindikatës, në KEK, që nga paslufta, kanë vdekur 43 punëtorë.
Por, në përgjithësi, vitet e fundit kanë qenë tragjike për punëtorët në Kosovë.
Shumë viktima janë shënuar në vendet e punës, e më të rrezikuarit vazhdojnë të jenë punëtorët e ndërtimtarisë.
Sipas një raporti të KDI-së, në 5 vjetët e fundit, në vend të punës kanë vdekur 99 persona, derisa vetëm në 2018, jetën e kanë humbur 20 punëtorë.