Deputeti nga radhët e komuniteteve Elbert Krasniqi ka thënë se grupi multietnik në Kuvend nuk dëshiron të jetë pjesë e një koalicioni qeveritar në të cilin do të ishte pjesë edhe Lista Serbe.
Në hyrje të Kuvendit, për seancën e shtatë në përpjekje për konstituim të Kuvendit, Krasniqi që ishte ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në qeverisjen e fundit, ka komentuar mesazhet që kanë qarkulluar se “deputetë të Listës Serbe mund të votojnë për Kurtin”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qëllimi ka qenë dhe mund të jetë që ata dëshirojnë të jenë pjesë me votën e tyre në mënyrë që të krijohet përshtypja se ka koalicion. Është e qartë se as VV-ja e as ne si grup multietnik s’jemi të interesuar të jemi në ndonjë koalicion ku është Lista Serbe, sepse është lista të cilës i prin Radoiçiqi, këtu, atëherë, tash dhe nesër”, ka thënë ai.