Masa të rrepta ndëshkuese janë paralajmëruar për keqpërdoruesit e ujit të liqenit të Badocit dhe Batllavës.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se në Badoc niveli i ujit ka rënë nën 6.7 metra nga kuota maksimale. Ndërsa në Batllavë, niveli ka rënë në minus 5.6 metra, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarë të kësaj kompanie e kanë vlerësuar gjendjen si shqetësuese, duke thënë se përveç mungesës së të reshurave, kjo gjendje ka ardhur edhe si pasojë e keqpërdorimit të ujit nga konsumatorët.
Nga këto dy liqene furnizohet me ujë kryeqyteti dhe disa komuna të tjera.
Nivel kaq i ulët i ujit në këto dy liqene, sipas Ujësjellësit, nuk është parë në rreth pesë vitet e fundit.
Kompania e ujësjellësit apelon te qytetarët që ta përdorin ujin për nevoja elementare dhe jo për ujitje apo larje rrugësh.
Xhafa ka shtuar se edhe pse ka rënë niveli i ujit nuk janë duke u aplikuar reduktime, përpos tek objektet shumëkatëshe, ku uji mbërrin me vështirësi.
Sipas tij, këtyre konsumatorëve po u bëhet zgjidhje përmes cisternave.