Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, ka konfirmuar gjatë samitit të NATO-s në Ankara se vendi i tij do të rrisë numrin e ushtarëve në misionin e KFOR-it në Kosovë, të udhëhequr nga NATO-ja.
“Planifikojmë të rrisim numrin e ushtarëve kroatë në 200, aq sa lejon vendimi i Saborit (Kuvendit të Kroacisë)”, ka thënë Anushiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi, sipas njoftimeve të mediave kroate, ka thënë se ky plan i Kroacisë vjen në kohën kur po mendohet për zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të ushtarëve në misionin e KFOR-it. Sipas tij, planifikimi për të rritur numrin e ushtarëve në Kosovë në këtë mision dëshmon se Kroacia e konsideron stabilitetin në Evropën Juglindore si një çështje kyçe të sigurisë.
“Unë gjithmonë nënvizoj rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën që NATO të jetë fuqishëm e pranishme në atë hapësirë”, ka thënë Anushiq.
Kroacia ka nënshkruar me Kosovën dhe Shqipërinë një memorandum për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, çka është kritikuar nga Serbia me pretendimin se me këtë “po planifikohet të sulmohet Serbia”.
NATO-ja para disa javësh ka njoftuar se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë si rezultat i përmirësimit të situatës së përgjithshme të sigurisë. Rritja e pranisë së NATO-s kishte ndodhur pas dhunës që kishte shpërthyer në vitin 2023 në veri të Kosovës.