Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Mitrovica" ka njoftuar se pas sanimit të problemeve teknike dhe analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike që ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, është konfirmuar se uji i rrjetit të furnizimit në Vushtrri është i sigurt për konsum.
Të hënën KRU “Mitrovica” u ka bërë thirrje konsumatorëve të Vushtrrisë që të mos e përdorin për pije ujin, pasi që kanë thënë se janë në pritje të rezultateve laboratorike për mostrat që ka marrë IKSHPK-ja.
KRU “Mitrovica” ka njoftuar se të dielën ka pëlcitur një gyp në rrugën “Bahri Kuqi” dhe ishte ndërprerë furnizimi me ujë i një zone.