Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, ka thënë se në plazhet në kuadër të kësaj komune, çmimi maksimal për shezlon do të jetë 700 lekë.
Mersini ka thënë se janë 15 mijë metër katrorë vijë bregdetare plazh publik që do të jetë falas. Në këto plazhe, sipas Mersinit, do të vendosen 350 çadra dhe shezlongë. Ajo ka thënë se krahas tyre do të ketë edhe plazhe publike pa çadra dhe shezlongë ku qytetarët do të mund të vendosin çadrat dhe shezlongët personalë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër sa i përket tarifës prej 700 lekësh, Brunilda Mersini, kryetare e bashkisë së Vlorës, ka thënë se këto janë plazhe publike që do të menaxhohen me anën edhe të bashkëpunimit me privati.
Tarifa 700 lekë sipas saj është limiti. 700 lekë në bursën aktuale këmbehen me 7.33 euro
“Pra bizneset private në ndryshim nga një vit më parë ku kishim çmime të ndryshme deri në 2 mijë lekë, këtë vit plazhet private do të shkojnë maksimumi në vlerën 700 lekë dhe jo më tepër”, u shpreh kryebashkiakja për "top-channel".
Tarifa prej 700 lekësh e plazheve private ka ngjallur shumë diskutime në Këshillin Bashkiak dhe në qytetin e Vlorës ditët e fundit.