Eksperti amerikan Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington ka thënë se pezullimi i dialogut strategjik është zhvillim serioz dhe pasqyrë e pakënaqësisë së SHBA-së ndaj Qeverisë së Kosovës.
“Rajoni ka nevojë për më shumë angazhim nga SHBA-ja, jo për më pak”, ka thënë Kupchan në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, duke theksuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë për një kohë të gjatë nuk ka avancuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi kujtoi se me ndryshimin e administratës në Uashington kishte pritshmëri që presidenti Donald Trump do të riangazhohej në këtë proces, por njoftimi i fundit nga Ambasada amerikane në Prishtinë për pezullimin e dialogut strategjik tregon të kundërtën.
Sipas tij, ky vendim është një kombinim i frustrimeve të akumuluara dhe pakënaqësisë ndaj qeverisë Kurti. Kupchan përmendi zvarritjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese, si dhe vendime të njëanshme të Qeverisë – nga ndalimi i dinarit serb, te instalimi i kryetarëve shqiptarë në veri dhe moszbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Në Uashington dhe në Evropë ekziston perceptimi se Qeveria në Kosovë nuk po ndihmon në përmirësimin e situatës. Ndaj, pezullimi i dialogut strategjik është një shenjë pakënaqësie dhe frustrimi”, u shpreh Kupchan.
SHBA-ja e ka pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për një kohë të pacaktuar. Në njoftimin e publikuar në Facebook, Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se vendimi është marrë pasi që veprimet e Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”. E ky vendim i SHBA-së është përcjellë me reagime të shumta, përfshirë nga presidentja Vjosa Osmani, spektri opozitar politik e shoqëria civile.