Sami Kurteshi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se Lista Serbe duhet të demaskohet plotësisht, pasi sipas tij, është strofull e terroristëve dhe e terrorizmit. Sipas tij, ajo nuk duhet të jetë pjesë e asnjë qeverie në të ardhmen.
Kurteshi ka thënë të enjten në “Interaktiv” të KTV-së se ka ofruar dëshmi që Lista Serbe është përkrahëse e terrorizmit, derisa përmendi protestat e 2023-s në veri dhe dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it, ndaj Policisë së Kosovës dhe ndaj gazetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi ofruar dëshmi të mjaftueshme se Lista Serbe është subjekt, së paku në dy vjet, është shndërruar në strofull të terroristëve dhe të terrorizmit. I kemi të gjitha faktet nga dorëheqja e tyre. Janë shkaktuar trazira, janë lënduar ushtarë të KFOR-it, policë e gazetarë. KQZ-ja është viktima e vendimit të Listës Serbe kur kanë dhënë dorëheqje bashkëpunëtorët tanë, janë mbyllur zyrat dhe është futur eksploziv në zyrat e KQZ-së. KQZ-ja ka paraqitur kallëzim penal e kurrë s’është bërë asgjë”, ka thënë Kurteshi.
Ai u shpreh se si anëtar i KQZ-së ka kërkuar të moscertifikohet ky subjekt politik, por shtoi se nuk e di nëse do të ankohet Lëvizja Vetëvendosje si subjekt politik.
“Ka mundësi që Vetëvendosja ankohet. Ne mund të marrim vendimin vetëm si anëtarë të KQZ-së, jemi anëtarë të partisë, por partia mund të vendosë. Ne si KQZ nuk do të ankohemi. Kemi parë përgjigjen e PZAP-së, aspekti ka qenë formal”, u shpreh Kurteshi.
I pyetur për komunikimet e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me Listën Serbe dhe ish-nënkryetarin e saj, Milan Radoiçiq, Kurteshi u shpreh se ajo “e ka obligim të komunikojë me të gjitha grupet parlamentare”.
Ai u shpreh se pret që partia e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit t’i marrë mbi 60 deputetë.
“Pres nga Vetëvendosje t'i marrë mbi 60 deputetë dhe të jenë të përzgjedhur që deputeti kur merr besimin nga populli, është i listës së VV-së e s'mund të dalë të thotë ‘jam i pavarur’”.