Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti: E nderojmë sakrificën e Jasharëve me punë të ndershme e institucione stabile

Albin Kurti

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka thënë se sakrifica e familjes Jashari nderohet duke e forcuar shtetin e Kosovës, me punë të ndershme dhe institucione stabile.

“Krahas së qenuri një ditë nderimi sot është edhe një ditë reflektimi për rrugën që kemi bërë dhe për atë që na pret. Sot ne jemi një shtet i një populli liridashës që gjithmonë është rreshtuar në anën e drejtësisë. Ne e nderojmë sakrificën e Jasharëve teksa e forcojmë Republikën e Kosovës çdo ditë me punë të ndershme e institucione stabile. Kjo është mënyra më e mirë për ta kthyer kujtesën në përgjegjësi dhe historinë në udhërrëfyes”, ka thënë Kurti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri Kurti ka deklaruar se familja Jashari, me heriozimin e saj u bë simbol kombëtar dhe në vetëdijen tonë do të mbetet si kujtesë që liria paguhet shtrenjtë.

“Në ato ditë të përballjes së vullnetit për liri me aparatin e shtypjes, në Prekaz historia u shkrua me zjarr dhe me gjak. Toka u bë altar i lirisë, e një familje u bë simbol kombëtar. Kjo sakrificë u përjetësua në vetëdijen dhe kujtesën tonë kolektive si mësim i përhershëm se liria paguhet shtrenjtë, se ajo është vlerë që nuk negociohet dhe është e drejtë e patjetërsueshme”, ka deklaruar Kurti.

Fjalime përkujtuese e nderuese për familjen Jashari, kanë mbajtur edhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Kosovës.

Lexo përditësimet tjera
Familja jashari

28 vjet nga rënia e familjes Jashari, sot nis Epopeja

Më 5 mars të vitit 1998 u shënua sulmi i tretë i forcave serbe ndaj komandantit...