Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka quajtur sulm hibrid nga Serbia kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar konfirmimi se kërcënimi me bombë e ka origjinën në Serbi, dëshmon edhe njëherë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj Kosovës.
“Përgëzoj institucionet shtetërore për reagimin e shpejtë dhe profesional”, ka shkruar ai.
Kurti e quan sulm hibrid të Serbisë kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se numri përmes të cilit është bërë kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës është i një shtetasi serb të quajtur Lazar Zhivkoviq. Ai në një postim në Facebok ka shkruar se në disa profile të lidhura me këtë numër është gjetur fotografia e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq.