Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti fton në takim Hamzën, Abdixhikun e Gjinin

kurti hamza abdixhiku gjini

Foto-ilustrim: KOHA

Kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku dhe të Aleancës, Ardian Gjini, për të diskutuar për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit në ditën kur ka hyrë në fuqi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Ftesën e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Arlind Manxhuka.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Po, sot në mëngjes Kryeministri Kurti ka dërguar letër për takim tre kryetarëve, të PDK, LDK dhe AAK”, ka thënë Manxhuka.

Sot (e enjte) ka hyrë në fuqi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Deputetët e rinj kanë kohë për ta konstituuar legjislaturën e njëmbëdhjetë të Kuvendit deri më 7 gusht.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.

Konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e qeverisë nuk do të jenë problem për Vetëvendosjen, pasi ka fituar 53 mandate dhe nevojiten 61 vota që edhe sipas deklarimeve të zyrtarëve të saj i ka, duke llogaritur në votat e deputetëve të pakicave, pa përfshirë ata të Listës Serbe.

E për presidentin duhen 80 vota, e që nënkupton se nevojitet edhe pjesëmarrja e PDK-së ose LDK-së. 

Presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve nga konstituimi i Kuvendit.