Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mblidhet PDK-ja pas ftesës së Kurtit për takim

pdk

Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë e saj në një takim nga ora 15:00.

Njoftimi për takim është bërë pasi u bë publike ftesa e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për krerët e partive politike, në ditën kur ka nisur rrjedhja e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbledhjen e kryesisë e kanë konfirmuar për KOHËN nga PDK-ja.

Sot (e enjte) ka hyrë në fuqi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Deputetët e rinj kanë kohë për ta konstituuar legjislaturën e njëmbëdhjetë të Kuvendit deri më 7 gusht.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7.

E për presidentin duhen 80 vota, e që nënkupton se nevojitet edhe pjesëmarrja e PDK-së ose LDK-së. 

Presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve nga konstituimi i Kuvendit.