Arbëri

Kurti kërkon investime gjermane: Do të jetë mandat i hekurudhave, digave e stadiumeve

Albin Kurti - Gjermani

Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar që Gjermania të investojë në Kosovë.

Në një takim me deputetë të Bundestagut gjerman, Jurgen Hardt, Adis Ahmetoviq, Carl-Philipp Sassenrath dhe Deborah During gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, temë diskutimi ishte bashkëpunimi bilateral.

“Kryeministri ftoi për më shumë investime gjermane në Kosovë, gjersa ky mandat qeverisës do të jetë mes tjerash edhe i hekurudhave, ndërtimit të digave për ujë të pijes, stadiumeve, në kuadër të organizimit të Lojërave Mesdhetare”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të shtunën.

Sipas njoftimit, Kurti ka theksuar edhe rëndësinë e avancimit të Kosovës drejt integrimit evropian, duke filluar nga marrja e statusit të vendit kandidat.