Në përvjetorin e Masakrës së Rezallës, kryeministri Albin Kurti ka rikujtuar një nga krimet më të rënda të luftës, duke theksuar se plagët e kësaj tragjedie mbeten ende të hapura për familjarët e viktimave dhe për gjithë shoqërinë.
Ai përkujtoi se pas ekzekutimit të 98 burrave dhe djemve në këtë fshat, forcat serbe tentuan të fshehin gjurmët e krimit duke zhdukur trupat e pajetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas ekzekutimit mizor, në përpjekje për të fshehur krimin, forcat e armatosura të Serbisë ua rrëmbyen kufomat. 29 prej tyre janë gjetur në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, në Serbi. Nga Kizhevaku, në vitin 2021 u kthyen në tokën e Kosovës eshtrat e shtatë prej të vrarëve, mes tyre edhe raste të ribashkimit të eshtrave të zhvarrosura vite më parë në Rudnicë”, ka shkruar ai në Facebook.
Kurti theksoi se ende ekzistojnë varreza masive të pazbuluara dhe se mbi 950 civilë të paarmatosur janë vrarë dhe zhdukur gjatë luftës, trupat e të cilëve janë transportuar në Serbi në përpjekje për të fshehur krimet.
Për këtë, Kurti u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të rrisin presionin ndaj Serbisë për zbardhjen e plotë të fatit të personave të zhdukur.
“Ende Serbia fle mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë. Mbi 950 civilë të paarmatosur u masakruan në Kosovë, ua rrëmbyen kufomat dhe i futën në varreza masive në Serbi, përfshirë këtu kamionë frigoriferë që dolën nga fundi i liqeneve atje. Ende Serbia i mbanë të fshehura informacionet për vendndodhjen e të paktën 11 varrezave masive brenda territorit të saj. U bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që nga Serbia, si përgjegjëse për vrasjen dhe zhdukjen e qytetarëve tanë, të kërkojnë zbardhjen e plotë të fatit të të zhdukurve. Institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës duhet të veprojnë pa vonesë, që urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të dalin para drejtësisë. Nuk mund të lejojmë që harresa të mbulojë mizoritë e luftës në Kosovë, siç nuk mund të mbulojë dheu i varrezave masive të vërtetën për krimet e kryera nga Serbia”, ka shkruar Kurti.