Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Theret për vdekje një person në Dragash, i dyshuari në arrati

shiriti i Policisë

Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë një përleshjeje që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 23:15, kur disa persona janë përfshirë në një përleshje. Gjatë incidentit, viktima  dyshohet se është goditur me një mjet të mprehtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Policia ka iniciuar rastin si “Vrasje e rëndë”, ndërsa i dyshuari, ndodhet në arrati. Organet e rendit janë duke vazhduar hetimet dhe po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.