Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti në Yerevan: Diskutuam me liderët për zhvillimet aktuale në Evropë

Kurti dhe Starmer

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në darkën zyrtare në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Yerevan, ku ka njoftuar se ka zhvilluar një sërë takimesh dhe bashkëbisedimesh me liderë dhe përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse.

Sipas një shkrimi të publikuar nga vetë Kurti në Facebook, bëhet e ditur se në këto takime është diskutuar për zhvillimet aktuale në Evropë dhe më gjerë, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mesin e zyrtarëve me të cilët u takua ishin kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, si dhe zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova.

Po ashtu, Kurti ka bashkëbiseduar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, si dhe sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirlioglu.

Në këtë takim të nivelit të lartë, ai u takua edhe me kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot Zamora, anëtarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq, si dhe kryeministren e Lihtenshtajnit, Brigitte Haas.