Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur për kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente, ka thënë se për president nuk duhet të jetë dikush që dëshiron pushtet e ka ambicie politike.
“Unë nuk mendoj që president duhet të jetë dikush që dëshiron pushtet, i cili ka ambicie politike, që ka librezë partie, që merr pjesë në politikë ditore. Kushtetushmëria jonë është e tillë. Kjo është bindja ime e fuqishme për të ardhmen tonë përpara”, tha Kurti në “Interaktiv” të KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se në vitin 2021 ishte situata ndryshe.
“Ishte situatë e jashtëzakonshme atëherë”, ka thënë Kurti, duke përshkruar mënyrën se si u rrëzua qeveria e tij në mes të pandemisë COVID-19.