Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti - Ruttes: Serbia ndërhyri në procesin e zgjedhjeve në Kosovë

Mark Rutte dhe Albin Kurti

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë shefit të NATO-s, Mark Rutte, se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, me ndihmën e Rusisë.

Në një postim në X pas takimit me Rutten në Prishtinë, të martën, Kurti ka thënë se ndërhyrja përbën një kërcënim kritik për demokracinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kënaqësi të mirëprisja Mark Rutten të kthehet në Prishtinë, vizita e tij e parë në rolin e tij aktual në krye të Aleancës. Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës. Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, ka shkruar Kurti në X.

Rutte gjatë ditës është takuar edhe me presidenten, Vjosa Osmani.

Ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë, kryeministri Kurti i shpalosi të dielën në një konferencë për shtyp me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.   Sipas Kurtit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e ka autorizuar kryeterroristin Milan Radoiçiq, për ta zbatuar planin për ndërhyrje në Kosovë.

Lexo përditësimet tjera
Mark Rutte

Rutte sot në Kosovë