Arbëri

Kurti thyen heshtjen për raportin rreth Ujmanit: Nuk e kam lexuar ende

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk e ka lexuar ende raportin e fizibilitetit për Ujmanin të nxjerrë nga Departamenti Amerikan për Energji.

Që nga e mërkura kur u publikua ky raport, asnjë koment nuk është dhënë nga Qeveria lidhur me të.

Dy ditë më pas, Kurti është sqaruar se nuk e ka lexuar raportin ende e s'e do ta komentojë më vonë.

“Nuk e kam lexuar ende raportin. Ne kemi ekipet që merren me këtë gjë. Pastaj do ta komentojmë”, ka thënë ai.