As pas 43 tentimesh Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet.
55 deputetë kanë votuar pro themelimit të komisionit për votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin, asnjë kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar.
Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën në orën 11:00.
Në këtë seancë, kryesuesi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari ua ndali fjalimet Ariana Shoshi-Musliut të PDK-së dhe Besian Mustafës së LDK-së, që kërkonin rikthim në procedurën e votimit të hapur për zgjedhjen e kryetarit te Kuvendit.
Jashari vazhdon seancën pa Deharin: LVV-ja po sillet sikur ka mbi 50% të ulëseve
Pasi që seanca konstituive ka dështuar që të përmbyllet edhe në tentimin e 43-të, zëvendëskryesuaesja e seancës, Sala Jashari i PDK-së, deputetja më e re ka mbajtur një fjalim pa zërim.
Ajo ka thënë se e shqetëson jashtëzakonisht shumë bllokada e krijuar në Kuvend.
Jashari ka thënë se “fatkeqësisht rregullat që janë s’e lejojnë të marrë fjalën".
VIDEO:
“Edhe sot po vazhdojmë të bëjmë thirrje për atë që është e drejtë dhe që qytetarët e meritojnë po bëjë thirrje për zgjidhje. Edhe sot në tentativën e 43 LVV ende sillet sikur të kishte më shumë se 50 përlind të ulëseve në Parlamentin e Kosovës. Kompromis është kur PDK i ka dhënë mundësisë LVV-së duke i thënë ‘ne do të votojmë një shumicë emrash të VV-së ... çfarë zgjidhje po kërkohet kur zgjidhja gjendet para jush”, ka deklaruar Jashari.

Mustafa: Për LVV-në o Albulena kryetare, o flaka i daltë këtij vendi
Pas Berishës ka folur edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa. Ai kritikoi ashpër qasjen e Vetëvendosjes në procesin e konstituimit të Kuvendit, duke thënë se për ta “ose zgjidhet Albulena Haxhiu kryetare, ose flaka i dalë vendit”.
Ai theksoi se, ndonëse partisë së parë i takon e drejta ekskluzive për të propozuar kryeparlamentarin, Kushtetuta e obligon atë të kërkojë konsensus për një emër të pranueshëm për shumicën.
“Është e vërtetë se partisë së parë i takon e drejta ekskluzive për të propozuar kryetarin e Kuvendit, por me këtë Kushtetuta e ka obliguar që me të drejtën ekskluzive të ketë përgjegjësi për të lejuar konsensus, sepse kushti për 61 vota e obligon që të kemi konsensus dhe një emër të pranueshëm për të gjithë. Për Vetëvendosjen o zgjidhet Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit, o flaka i daltë këtij vendi. Ne nuk mund të pranojmë një qasje të tillë”, tha ai./EO

Berisha: Deputetët të gjejnë mënyrë për të hequr Albin Kurtin nga pushteti
Ndërkohë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka bërë thirrje që partitë të ndryshojnë qëndrim dhe të votojnë pro Albulena Haxhiut, duke theksuar nevojën për ta larguar Albin Kurtin nga pushteti, raporton Ekonomia Online.
Ai shtoi se vendi rrezikon të humbasë shtetin nëse vazhdohet me këtë qeverisje dhe kërkoi zgjidhje të reja jashtë modeleve të deritanishme politike.
VIDEO:
“Është koha të mendojmë ndryshe dhe ta largojmë këtë njeri nga pushteti,” tha Berisha.
“Ja kisha dhënë këtij këtë fitore që është duke e lypë. Le ta bon kuvendin, le ta qet Albulenën se as këta tjerët nuk janë më të mirë se ajo, me ia votuar qeverinë dhe le të merr fitoren, betejën e Kosovës le ta fiton, le të thotë që ka fituar që t’ia shkurtojmë Kosovës vuajtjet me këtë lloj të njerëzve që janë ardh në pushteti. Rrezikojmë të humbim shtetin me ta, nuk merr vesh kurrkush. Nisjani të mendojmë jashtë kësaj që kemi parë deri sot, kështu nuk e di kur dalim, nëse doni vazhdojmë se na jemi trima, është mirë me gjet formën tjetër qysh me e heq këtë njeri”, u shpreh Berisha.

