As pas 43 tentimesh Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet. 

55 deputetë kanë votuar pro themelimit të komisionit për votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin, asnjë kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar. 

Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën në orën 11:00. 

Në këtë seancë, kryesuesi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari ua ndali fjalimet Ariana Shoshi-Musliut të PDK-së dhe Besian Mustafës së LDK-së, që kërkonin rikthim në procedurën e votimit të hapur për zgjedhjen e kryetarit te Kuvendit. 

Peci: VV-së i takon drejtimi i Kuvendit, qëndrimi i Berishës duhet vlerësuar

10 o. më parë / 7 kor 2025 12:37
Faton Peci

Faton Peci

Photo: Driton Paçarada

Kryetari i partisë “Guxo”, deputet i Vetëvendosjes, Faton Peci, ka vlerësuar qëndrimin e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i cili u shpreh i gatshëm të votojë cilindo kandidat të propozuar nga partia e parë nëse votimi është i hapur. Sipas Pecit, kjo qasje meriton vlerësim dhe duhet të shndërrohet në sjellje të përgjithshme parlamentare.

Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka të garantuar vetëm një pozicion institucional, atë të kryetarit të Kuvendit. ndërsa për të gjitha temat e tjera, do të vendoset përmes negociatave politike dhe partneriteteve.

VIDEO:

“Nuk është në pyetje sakrifikimi askujt, çështja është se në rast se një propozim i tillë prej një deputeti të cilit duhet vlerësuar, në esencë do duhej me qenë sjellja e shumicës së deputeteve, për shkak se nuk mundet të tjetërsohet vullneti i qytetarëve dhe e drejta që VV e ka fituar me votë të qytetarëve dhe që i takon me aktvendimin dhe interpretimin e Gjykatës Kushtetuese. Ajo çka dihet si rezultat i procesit zgjedhor të 9 shkurtit, VV ka të siguruar vetëm një pozicion institucional, pozita e kryetarit e kuvendit. Të gjitha temat tjera, varet nga procesi negociator dhe mënyrën si ndërtohen partneritetet”, ka thënë Peci.

Duke folur për dështimin e fundit për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, Peci tha se përpjekja ka dështuar përkundër angazhimit, ndërsa mohoi pretendimet se është ndryshuar rendi i ditës në seancën konstituive. Ai theksoi se mocionet procedurale nuk kanë aplikim në këto seanca./KP

Kuvendi nuk konstituohet as në tentimin e 43-të

11 o. më parë / 7 kor 2025 11:23
Kuvendi i Kosovës - 7 korrik

Photo: Driton Paçarada

As pas 43 tentimesh Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet. 

55 deputetë kanë votuar pro themelimit të komisionit për votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin, asnjë kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar. 

Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën në orën 11:00. 

Në këtë seancë, kryesuesi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari ua ndali fjalimet Ariana Shoshi-Musliut të PDK-së dhe Besian Mustafës së LDK-së, që kërkonin rikthim në procedurën e votimit të hapur për zgjedhjen e kryetarit te Kuvendit. 


Jashari vazhdon seancën pa Deharin: LVV-ja po sillet sikur ka mbi 50% të ulëseve

Pasi që seanca konstituive ka dështuar që të përmbyllet edhe në tentimin e 43-të, zëvendëskryesuaesja e seancës, Sala Jashari i PDK-së, deputetja më e re ka mbajtur një fjalim pa zërim. 
Ajo ka thënë se e shqetëson jashtëzakonisht shumë bllokada e krijuar në Kuvend. 

Jashari ka thënë se “fatkeqësisht rregullat që janë s’e lejojnë të marrë fjalën". 

VIDEO:

“Edhe sot po vazhdojmë të bëjmë thirrje për atë që është e drejtë dhe që qytetarët e meritojnë po bëjë thirrje për zgjidhje. Edhe sot në tentativën e 43 LVV ende sillet sikur të kishte më shumë se 50 përlind të ulëseve në Parlamentin e Kosovës. Kompromis është kur PDK i ka dhënë mundësisë LVV-së duke i thënë ‘ne do të votojmë një shumicë emrash të VV-së ... çfarë zgjidhje po kërkohet kur zgjidhja gjendet para jush”, ka deklaruar Jashari.

Sala Jashari- PDK / Foto: Driton Paçarada

Mustafa: Për LVV-në o Albulena kryetare, o flaka i daltë këtij vendi

Pas Berishës ka folur edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa. Ai kritikoi ashpër qasjen e Vetëvendosjes në procesin e konstituimit të Kuvendit, duke thënë se për ta “ose zgjidhet Albulena Haxhiu kryetare, ose flaka i dalë vendit”.

Ai theksoi se, ndonëse partisë së parë i takon e drejta ekskluzive për të propozuar kryeparlamentarin, Kushtetuta e obligon atë të kërkojë konsensus për një emër të pranueshëm për shumicën.

“Është e vërtetë se partisë së parë i takon e drejta ekskluzive për të propozuar kryetarin e Kuvendit, por me këtë Kushtetuta e ka obliguar që me të drejtën ekskluzive të ketë përgjegjësi për të lejuar konsensus, sepse kushti për 61 vota e obligon që të kemi konsensus dhe një emër të pranueshëm për të gjithë. Për Vetëvendosjen o zgjidhet Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit, o flaka i daltë këtij vendi. Ne nuk mund të pranojmë një qasje të tillë”, tha ai./EO

Besian Mustafa - LDK / Foto: Driton Paçarada


Berisha: Deputetët të gjejnë mënyrë për të hequr Albin Kurtin nga pushteti

Ndërkohë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka bërë thirrje që partitë të ndryshojnë qëndrim dhe të votojnë pro Albulena Haxhiut, duke theksuar nevojën për ta larguar Albin Kurtin nga pushteti, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se vendi rrezikon të humbasë shtetin nëse vazhdohet me këtë qeverisje dhe kërkoi zgjidhje të reja jashtë modeleve të deritanishme politike.

VIDEO:

“Është koha të mendojmë ndryshe dhe ta largojmë këtë njeri nga pushteti,” tha Berisha.

“Ja kisha dhënë këtij këtë fitore që është duke e lypë. Le ta bon kuvendin, le ta qet Albulenën se as këta tjerët nuk janë më të mirë se ajo, me ia votuar qeverinë dhe le të merr fitoren, betejën e Kosovës le ta fiton, le të thotë që ka fituar që t’ia shkurtojmë Kosovës vuajtjet me këtë lloj të njerëzve që janë ardh në pushteti. Rrezikojmë të humbim shtetin me ta, nuk merr vesh kurrkush. Nisjani të mendojmë jashtë kësaj që kemi parë deri sot, kështu nuk e di kur dalim, nëse doni vazhdojmë se na jemi trima, është mirë me gjet formën tjetër qysh me e heq këtë njeri”, u shpreh Berisha.

Bekë Berisha - AAK / Foto: EO

Haziri: Ata që e shtyjnë në funksion shpërndarjen e Kuvendit, shtyjnë në funksion shantazhin politik

12 o. më parë / 7 kor 2025 11:10
Lurfi Haziri

Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka thënë se shpërndarja e Kuvendit vjen kur Kuvendi dështon ta zgjedhë Qeverinë.

Sipas tij ata që e shtyjnë në funksion shpërndarjen e Kuvendit, shtyjnë në funksion shantazhin politik.

“Ata që e shtyjnë në funksion shpërndarjen e Kuvendit, dënimin e deputetëve, shtyjnë në funksion shantazhin politik. Marrëveshja politike bëhet në mirëbesim, vendoset në një rrugë të cilën e kërkon fryma kushtetuese”, ka deklaruar Haziri para fillimit të seancës konsitutive. 

Ai ka thënë se problemi i konstituimit të Kuvendit është problem që i takon partisë së parë.

Kusari-Lila flet për dy zgjidhje të mundshme për ngërçin në Kuvend

12 o. më parë / 7 kor 2025 10:57
Mimoza Kusari-Lila

“Fatkeqësia, përveç bllokadës është të mosbesimi të thellë në çfarëdo procesi, ose çfarëdo propozimi që ka ardhur nga ana jonë”, ka Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për bllokadën në Kuvend është e qartë që deputetët janë të obliguar që të marrin pjesë në votim.

Sipas saj Kushtetuesja nuk ka evidnetuar shkelje por ka treguar procedurën e konsitutimin dhe se asnjëra formë e votimit nuk është e përjashtuar. 

“Tani ose mundet Gjykata ta sqarojë aktgjykimin e vet, të vijë me shpjegime shtesë, apo partitë mund të pajtohen që ta konstituojnë Kuvendin vetëm sa për ta shpërndarë dhe për të shkuar në zgjedhje”, ka theksuar Kusari-Lila, para vazhdimit të 43-të të seancës politike. 

VIDEO:

Ajo ka thënë se nuk sheh zgjidhje tjetër për shkak të mosbesimit që sipas saj ekziston ndaj LVV-së. 

“Fatkeqësia, përveç bllokadës është të mosbesimi të thellë në çfarëdo procesi, ose çfarëdo propozimi që ka ardhur nga ana jonë”, ka deklaruar ajo.

Berisha: Të gjithë kandidatët e VV-së janë të njëjtë, unë do ta votoja cilindo prej tyre

12 o. më parë / 7 kor 2025 10:42
Beke Berisha

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, para seancës konstituive të Kuvendit, tha se ai personalisht do ta kishte votuar cilindo kandidat për kryetar të Kuvendit që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje. 

Sipas tij të gjithë janë të njëjtë.

“Ishte dashur, nëse ka vullnet që të dilet nga kjo situatë, ishte dashur. Ne po bisedojmë ngapak, po aty ka, për shembull, merake të ndryshme – jo unë e kisha votuar atë. Unë çka dalloj nga grupi, veç që mua më duken të njëjtë, nuk ke çka të zgjedhësh aty. Cilindo ta qesin, me Kushtetutë i takon, por votojeni kushdo që është, se të njëjtë janë”, tha Berisha./EO

Qalaj: Jemi në pritje të reflektimit të LVV-së

12 o. më parë / 7 kor 2025 10:37
Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se reflektimi politik është dashur që të ndodhë shumë më parë. 

Ai ka thënë se nuk është dashur që vendi të vijë në këtë situatë ku janë mbajtur dhjetëra seanca e nuk ka pasur konstituim të Kuvendit. 

“Jemi duke pritur që partia që ka siguruar numrin më të madh të ulëseve të reflektojë, të kërkojë një llo0j marrëveshje politikë në mënyrë që të përzgjedhim një person që i takon koalicionit fitues për kryetar të Kuvendit”, është shprehur Qalaj para nisjes së vazhdimit të 43-të të seancës konstituive, duke shtuar se nuk do ta votojnë deputeten e LVV-së Albulena Haxhiu, e cila është e propozuara e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit.


Hasani: Të gjitha partitë përgjegjëse për bllokimin e konstituimit të Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, para nisjes së seancës konstituive të legjislaturës së 43-të, tha se përgjegjësia për moskonstituimin e Kuvendit bie mbi të gjitha partitë politike.

Sipas tij, mungon gatishmëria për të marrë hapin drejt një zgjidhjeje, ndërsa theksoi se partia fituese ka përgjegjësinë më të madhe.

“Asnjë s’është i gatshëm me marrë iniciativën për të bërë zgjidhje”, tha Hasani, duke shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në pritje të zbatimit.

“Gjykata Kushtetuese ka pru një vendim, dhe jemi duke pritur a do të ketë ndryshime apo jo. Krejt është përgjegjësi e kryetarëve të partive politike për me gjet zgjidhjen, partia e parë ka përgjegjësinë më të madhe, partitë e tjera po ashtu në nivelin e përqindjes. Asnjë s’është i gatshëm me marr iniciativën me bë zgjidhje”, tha Hasani./ EO