Kuvendi i Kosovës të premten do të mbajë dy seanca. Seanca e parë, që do të jetë në shenjë nderimi ndaj kongresistit të ndjerë amerikan Eliot Engel, do të mbahet nga ora 10:00. Engel, mbështetës i madh i Kosovës vdiq më 10 prill në moshën 79-vjeçare.
E nga ora 11:00 do të mbahet seancë plenare ku në rend dite do të ketë marrëveshje ndërkombëtare, por edhe do të jetë zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu do të shqyrtohet një propozim-rezolutë për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane.