Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka bërë një hapa prapa për vreshtarët.
Latifi ka thënë se me vendimin e ri të ministrit, mbështetja për vreshtarët do të jetë 150 euro për hektar, nga 1100 euro sa ishte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pse është hap prapa? Sepse është hequr dorë nga mbështetja prej 1 mijë e 100 eurosh, duke e zbritur në vetëm 150 euro, me arsyetimin se subvencionimi do të orientohet në rendiment, gjoja në të ardhmen. Jepni 1 mijë e 100 eurot siç kanë qenë, nëse nuk po i rrisni, por mos i ulni në 150 euro. Pastaj, nëse doni, shtoni edhe mbështetje në bazë të rendimentit. T’ua ulësh kaq drastikisht mbështetjen prodhuesve është goditje e drejtpërdrejtë për sektorin e vreshtarisë dhe një mesazh dëshpërues për vreshtarët nga Ministria e Bujqësisë”, ka thënë Latifi.
Programi do të zbatohet përmes disa formave kryesore, përfshirë pagesat bazë për sipërfaqe, pagesat e rishpërndarjes, mbështetjen e lidhur me prodhimin dhe cilësinë, ekoskemat dhe kushtëzimin.
Në kuadër të pagesave bazë, fermerët do të përfitojnë 150 euro për hektar për një gamë të gjerë kulturash bujqësore, duke përfshirë drithërat si gruri, misri, tërshëra dhe thekra, kulturat industriale si luledielli, kulturat perimore dhe perimet në sera apo në fushë të hapur, si dhe pemtarinë dhe vreshtarinë. Mbështetja do të jetë e njëjtë për të gjitha sipërfaqet e mbjella dhe të pranueshme.
Programi parasheh subvencione të drejtpërdrejta për sektorin e blegtorisë, përkatësisht 150 euro për krerë për gjedhe (bullica), 90 euro për lopë qumështore, 25 euro për dele dhe dhi, si dhe 20 euro për koshere bletësh.
Në sektorin e qumështit, subvencionet do të varen nga cilësia: 0.07 €/litër për klasën A, 0.04 €/litër për klasën B dhe 0.02 €/litër për klasën C.
Ndërkaq, për prodhuesit e grurit, mbështetja do të lidhet me sasinë e dorëzuar, duke varijuar nga 0.03 deri në 0.05 euro për kilogram.