Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja çon në polici dosjen për njehsorët e rrymës

LDK - Visar Azemi

Foto: Driton Paçarada

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka dorëzuar në Polici dëshmitë rreth njehsorëve elektrikë.

Ditë më parë, LDK-ja ka denoncuar se njehsorët e rrymës po kalkulojnë me orë të gabuar shpenzimet – duke përllogaritur me orë të shtrenjtë në kohën kur njerëzit mendojnë se po kursejnë me orë të natës. LDK pretendon se nga 884 njehsorë të verifikuar sipas tyre, 87% e njehsorëve për matjen e energjisë elektrike faturojnë qytetarët më shtrenjtë edhe kur tarifa është me të lirën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raportimet nxitën edhe formimin e një Komisioni të posaçëm nga Ministria e Industrisë, që ka tërhequr për verifikim njehsorët e dyshimtë. Pas formimit të Komisionit, numri i ankesave ka kaluar mbi 500. LEXO EDHE: Njehsorë të skaduar e devijime 2-3 ditëshe janë gjetjet e Ministrisë, paralajmërohen gjoba ndaj KEDS-it

Azemi i ka bërë thirrje Prokurorisë për hetime, ndërsa të martën ka dorëzuar lëndën edhe në Polici.

Foto: Driton Paçarada/KOHA
Foto: Driton Paçarada/KOHA
Foto: Driton Paçarada/KOHA

KEDS-i në anën tjetër ka mohuar pretendimet.

KOHA pati raportuar në dhjetor të 2024-s se si banorët e një blloku banesor në Fushë-Kosovë kanë thënë se ora nëpër njehsorë figuron disa orë para ose prapa kohës reale, dhe kësisoj ua pamundëson përpjekjet për kursim.

KEDS-i atëkohë pati ftuar qytetarët që të ankohen për këtë çështje. E në qershor të 2023-tës, KOHA pati raportuar se verifikimi i njehsorëve elektrikë nga zyrtarët e Agjencisë së Metrologjisë është bërë në laboratorë të KEDS-it edhe pse kjo ishte praktikë e ndërprerë prej 2019-s, me arsyetimin se përbën shkelje të Ligjit për Metrologji.

Në strukturën e tarifave me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët me shërbime universale të furnizimit është përcaktuar që tarifa e lartë aplikohet prej orës 07:00 deri në 22:00 gjatë periudhës 1 tetor deri më 31 mars, kurse prej orës 08 deri në 23:00 gjatë periudhës 1 prill deri më 30 shtator.

Tarifa e lartë për konsumatorët të cilët shpenzojnë më pak se 800 kilovatë orë energji elektrike në muaj është 9.05 centë për kilovat, teksa ajo e ulët është 3.88 centë për kilovat.

E për konsumatorët të cilët shpenzojnë mbi 800 kilovatë orë, tarifa e lartë është 15.43 centë, ndërsa ajo e ulëta 7.28 centë.

Azemi: Të kompensohet çdo qytetar për skandalin me njehsorët

1 o. më parë / 7 pri 2026 09:47
Visar Azemi

Photo: Driton Paçarada

Visar Azemi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë thirrje që KEDS-i ta kompensojë çdo qytetar që ka pësuar nga matja e devijuar e rrymës nga njehsorët elektrikë që kanë bërë faturim me orë të pasaktë.

Nga Policia e Kosovës ai ka thënë se është duke dhënë dëshminë si dëshmitar në rast dhe se po i paraqet të gjitha të dhënat e dëshmitë që ia kanë ofruar qytetarët.

“Po ua kujtoj që të gjitha këto manipulime, ky skandal i madh që ka nisur me njehsorë po mundohet të minimizohet nga ana e KEDS-it, dhe fatkeqësisht edhe Qeverisë nga ana e Ministrisë së Industrisë, që po manipulojnë e po thonë se këta njehsorë me devijime që i kanë tërhequr po e matin saktë sasinë, por s’po tregojnë ku është problemi. Problemi është që energjia elektrike që është dashur të faturohet me të lirën sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë është faturimi me orë të shtrenjtë. Qytetarët kanë pritur me orë të tëra duke menduar se me orën e lirë mund të kursejnë, por u ka dalë e kundërta”, ka thënë ai për mediat. “Do ta bëj maksimumin tim për të gjetur zgjidhje sepse qëllimi është që të kthehen të gjitha paratë që u janë marrë qytetarëve padrejtësisht. Në polici e prokurori po jap këtë dëshmi dhe po kërkoj që të mos lejohen intervime as të KEDS-it e as të Ministrisë me u heq provat nga qytetarët sepse janë vepër penale”.

Azemi ka bërë të ditur se së shpejti do të iniciohet një peticion për të kërkuar kthimin e parave që u janë marrë qytetarëve.